13 të vdekur, rastësi apo me kast? Çfarë ndodhi 6 vjet më parë në të njëjtin vend në Berlin

Një makinë u përplas me një turmë në Breitscheidplatz në Berlin-Charlottenburg dhe la 1 person të vdekur e 8 të plagosur, 5 prej tyre në gjendje të rëndë.

Bild ka publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Shoferi është arrestuar, ndërsa shkaku i ngjarjes mbetet i paqartë. Policia po heton nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim i qëllimshëm.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Rankestraße dhe Tauentzienstraße: në Breitscheidplatz – vendi ku në dhjetor 2016 atentatori Anis Amri futi një kamion të rrëmbyer në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe vrau trembëdhjetë persona

Makina e shoferit ka përfunduar në vitrinën e një dyqani argjendarie.

Zona rreth vendit të ngjarjes është rrethuar.

 

Një helikopter shpëtimi u vendos në zonë gjithashtu.

 

Kategoritë
BotaLajme