15 vjet raporte diplomatike, Rohde-Kurtit: Do t’ju mbështesim, këshillojmë dhe kritikojmë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka shkruar sot për darkën që ka pasur mbrëmë me kryeministrin Kurti dhe disa ministra të Qeverisë me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së raporteve bilaterale në mes të Gjermanisë dhe Kosovës 

Rohde ka thënë se Gjermania do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës mbështetje, këshilla dhe kritika konstruktive.

Ai tutje ka thënë se qëllimi i përbashkët është që Kosova të jetë një histori suksesi.

“Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbështetje, këshilla dhe kritikë konstruktive. Objektivi ynë i përbashkët: Ta bëjmë Kosovën një storie suksesi”, ka shkruar Rohde.

Kategoritë
LajmeVendi