16 vjeçari në Tetovë dyshohet se u vra e dashura, i ndezi makinën dhe e hodhi në Shkumbin

Edhe pse dyshohej për vetvrasaje, pas hetimeve dhe autopsisë të kryer në Shkup, 16 vjeçari trupi i pajetë i gjetur në banjën e Tetovës, dyshohet të jetë vrarë nga e dashura e tij.

Sipas informatave të Alsat një vajzë 16-vjeçare është arrestuar në dyshime për vrasje të të miturit. Policia ka arrestuar edhe dy djem për shkak se akuzohen si të përfshirë në ngjarje.

Sektori i punëve të mbrendshme të Tetovës për momentin është duke hetuar me dyshime edhe për përfshirje të një personi tjetër.

Sipas informacioneve që disponon Agjencia e lajmeve Zhurnal, i riu është vrarë me sende të forta fillimisht, duke e goditur  në kokë, e pastaj i është ndezur makina me qëllim të fshihen gjurmët derisa trupi i tij u hodh në lumë.
Kategoritë
LajmeRajoni