Aeroplani me dy motorë, duke u kthyer nga qyteti tajlandez Bangkok, doli nga pista dhe u përplas me një gardh, duke pasuar edhe një përplasje me një mur në një shpërthim që mori flakë.
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë bërë të ditur se 179 persona besohet se kanë humbur jetën në një aksident të një aeroplani në Aeroportin Ndërkombëtar Muan.
Siç raporton Agjencia e Lajmeve Yonhap, zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të provincës Jeolla në takimin informues të tyre me familjet e pasagjerëve në aeroport thanë se “nga 181 pasagjerët, shumica besohet se kanë vdekur, me përjashtim të dy personave që shpëtuan”.
Megjithatë, autoritetet konfirmuan 122 të vdekur në aksident.Një fluturim i ‘Jeju Air’ me 181 pasagjerë në bord, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit, mori flakë gjatë uljes pasi raportohet se kishte probleme me pajisjet e uljes. Incidenti ndodhi rreth orës 09:07 me kohën lokale të kontit Muan, 288 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Seul.
Aeroplani me dy motorë, duke u kthyer nga qyteti tajlandez Bangkok, doli nga pista dhe u përplas me një gardh, duke pasuar edhe një përplasje me një mur në një shpërthim që mori flakë.
Pamjet nga mediat lokale treguan aeroplanin e përfshirë nga flakët duke rrëshqitur në pistë.
Një pasagjer dhe një anëtar i ekuipazhit u gjetën të gjallë në pjesën e bishtit të aeroplanit derisa përpjekjet e shpëtimit vazhdonin.
Shumica e pasagjerëve ishin koreanë, përveç dy shtetasve tajlandezë.
Një zyrtar i aeroportit tha se autoritetet po përqendrohen në shpëtimin e të bllokuarve në rrënoja.
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sung-mok, në përgjigje urdhëroi “përpjekje të gjithanshme të shpëtimit”.
Choi, i cili mori udhëheqjen e përkohshme në mes të një krize politike, thirri një takim urgjent për të mbikëqyrur përgjigjen.
Pas incidentit, ‘Jeju Air’ tha se po “kontrollon raportet e aksidentit”.
Përplasja shënon një nga aksidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Korenë e Jugut në vitet e fundit.
Flakët e para janë shuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.