Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë tërhequr mbi 180 mijë copë kartëmonedha prej 500-euro nga qarkullimi.
Në njoftimin e BQK-së ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.
Sipas rregullores që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.