2 Korriku triumfon ndaj Bylisit në ndeshjen e parë të UEFA Youth League, fundi dramatik solli fitoren

2 Korriku ka shënuar fitore ndaj Bylisit si mysafir me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të UEFA Youth League të zhvilluar në Elbasan. 

Klubi prishtinas e arriti fitoren pas një paraqitje shumë të mirë, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes. 

Pjesa e parë edhe pse me raste nga të dyja anët nuk solli gola.

Ishte sulmuesi nigerian Ayomide Babajide që shënoi fillimisht në minutën e 76-të për t’i dhënë epërsinë Bylisit. 

Por në minutën e 82-të, 2 Korriku barazoi shifrat me Rin Ahmetin i cili ishte futur në fushë vetëm para këtër minutave. 

Në minutën e tretë të kohës shtesë, Bylis fitoi penallti, por që gjuajtja e Aurel Markut u prit nga Alton Bugujevci. 

2 Korriku nuk u dorëzua dhe arriti të marr epërsinë dhe fitoren me golin e shënuar nga Haris Gashi në minutën e shtatë të kohës shtesë duke shënuar për 2-1. Ndeshja kthyese mes 2 Korrikut dhe Bylisit zhvillohet pas dy javësh në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeSport