Emiliano Hasanpapaj, 22 vjeç, ka vdekur pasi u godit me thikë në Enfield të Londrës të martën paradite, shkruan Enfieldindependent.
Viktima u identifikua nga Policia gjatë ditës sotme.
Sipas Policisë, Hasanpapaj u vra pas një përleshje në grup.
Ai shkoi me plagë të rënda në një spital në Londrën veriore, por nuk mundi të mbijetonte.
Ende nuk dihen motivet që ka çuar në vrasjen e 22-vjeçarit nga Shqipëria.
Polica po heton rastin.