27 vjeçarit iu prenë gishtat me drapër shkaku i borxhit prej 10 eurove – i caktohet një muaj paraburgim të miturit nga Gjilani

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e e masës së paraburgimit për të miturin F.I (viti i lindjes 2005), i cili dyshohet më 22 tetor të këtij viti, shkaku i një borxhi prej 10 eurove i preu dy gishtat e dorës viktimës, R.A (1995).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

“Ju njoftoj se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit, në kohëzgjatje prej 30 ditë”, ka thënë Shkodra.

Ai ka shtuar se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Policia e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Kategoritë
LajmeVendi