28-vjeçarja shqiptare vritet me plumb në kokë në Itali, vrasësi telefonon vetë policinë

Një 28-vjeçare me kombësi shqiptare është vrarë mbrëmë në Savona me një plumb në kokë.

Vrasja ndodhi rreth orës 02:00, në kopshtet që ndodhen midis Corso Ricci dhe Piazza delle Nazioni, pranë stacionit të trenit. Ka qenë vetë vrasësi ai që ka telefonuar hetuesit me një telefonatë për krimin që kishte bërë duke thënë se të renë e ka qëlluar me plumb në qafë,

Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë.

Vrasësi u identifikua Sefayou Sow dhe u arrestua me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Policia e Shtetit po heton rastin, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e vrasjes.

Nga komisariati rezulton se vrasësi nuk ka lidhje farefisnore me viktimën.

 

Kategoritë
BotaLajme