

29 raste të reja janë konfirmuar të enjten në Kosovë, ndërsa ministri i Ministria e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar për masa të reja kundër virusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 280 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.830.280 doza të vaksinës.
Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e 4-të.
