29 vite nga shkatërrimi i Urës së Mostarit

Si pasojë e zjarrit intensiv të artilerisë së trupave kroate më 8 nëntor 1993, para 29 vitesh, më 9 nëntor, ura historike u zhyt në ujërat e Lumit Neretva.

Ura historike e Mostarit, e cila njihet edhe si “Gjerdani osman” i Lumit Neretva dhe “i bashkon qytetërimet”, e shkatërruar para 29 vitesh nga trupat kroate gjatë Luftës në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995), vazhdon misionin e saj edhe sot pas rindërtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e zjarrit intensiv të artilerisë së trupave kroate më 8 nëntor 1993, para 29 vitesh, më 9 nëntor, ura historike u zhyt në ujërat e Lumit Neretva. Ura rreth 5-shekullore, bashkon edhe të dyja anët e qytetit, por edhe boshnjakët dhe kroatët, duke mbajtur gjallë strukturën shumetnike të qytetit.

Ura është ndërtuar nga nxënësi i Arkitektit Sinan, Arkitekti Hayreddin, në vitin 1566. Kur përmendet Bosnjë e Hercegovina, turistëve të huaj u vjen ndërmend ura e Mostarit, e cila edhe sot tërheq interesim të madh.

9 nëntorin e vitit 1993, kur u shemb “Ura e Vjetër”, e cila i dha emrin qytetit të Mostarit në rajonin e Hercegovinës, populli i Mostarit e kujton si një “ditë e zezë”.

Ura historike gjithashtu bashkon edhe lagjet boshnjake dhe kroate në Mostar, ndërsa me shekuj, pa dallime fetare ose etnike, përdoret si platformë kërcimi nga të rinjtë e guximshëm të Mostarit.

Banorët e Mostarit, të cilët kanë derdhur lot, disa nga zemërimi e disa nga trishtimi, e shohin urën historike si “pjesë të vetvetes”.

Sot, ura, e cila është simboli i paqes dhe tolerancës, luan një rol të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta mes njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme në qytet. Shkatërrimi i urës çdo vit më 9 nëntor përkujtohet me ceremoni dhe aktivitete të ndryshme.

U rihap në vitin 2004

Ura nuk arriti të përballonte sulmet intensive të njësisë artilerike të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) gjatë luftës dhe u shkatërrua më 9 nëntor në orën 10:16.

Shkatërrimi i urës ngjalli shumë reagime nga mbarë bota.

Me mbështetjen e disa vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë edhe Türkiye-n, ura u rindërtua në përputhje me origjinalin dhe u hap me ceremoni në vitin 2004.

Bashkë me qytetin e vjetër të Mostarit, ura u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.

Kategoritë
LajmeRajoni