3 orë para Kryeministrisë, protesta mbyllet me incident, Meta-Berisha: Rama e ka vendin në burg

TIRANË– Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e opozitës që u zhvillua për më shumë se 3 orë në sot në Tiranë. Mesazhet e para i dhanë qytetarët e parë të mbledhur para Bulevardit Dëshmorët e Kombit, përmes mesazheve ironizuese me pankartat që mbanin në duar. Disa prej mbishkrimeve janë; “Rama, brend korrupsioni”, apo dhe “Faleminderit që na qite në dritë”.

Një simbolikë pikante u konsiderua gomonia e sjellë te Kryeministria, si simbol i të rinjve që detyrohen të ikin nga vendi për shkak të kushteve të këqija të jetesës.

Protesta u çel zyrtarisht me mbërritjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu në mesin e turmës para kryeministrisë. Aty është takuar me kreun e PL Ilir Metën. Kulmi u shënua gjatë fjalimeve. Të fundit qw iu drejtuan qytetarwve ishin Berisha e Meta.

Ky i fundit renditi të gjitha premtimet e qeverisë aktuale në pushtet dhe çfarë nuk është realizuar deri më tani sipas tij. Në përfundim, ai përmendi marrëveshjen me Partinë Demokratike, duke e quajtur “historike”.

Protestwn e sotme Berisha e cilësoi si një “cunam të lirisë së shqiptarëve” dhe shprehu mirënjohje për praninë e qytetarëve në këtë tubim. Kryeministrin Rama e cilësoi “armik i lirisë dhe votës, nuk njeh ligj dhe Kushtetutë”. Sipas Berishws pwr faj tw Ramws tw huajt i cilwsojnw shqiptarwt si popullin e gomoneve.

Mblidhemi në një kohë kur njëlloj si 32 vjet më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, përse ne sot pas 31 vjet, rrugën në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria ? Jo, kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar dhe të pasur se ky vend. Por shqiptarët sot janë populli i gomoneve, sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama, ju ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive. Vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik i lirisë tonë, i votës tuaj, nuk njeh ligj, kushtetutë, moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me gijthë makinerinë e narkoshtetit të tij të rrëmbejë shqiptarëve votën. Së bashku me votën dinjitetin, shpresën, besimin. Pas Enver Hoxhës Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona”, tha Berisha.

Nga podiumi Berisha i ftoi protestuesit të brohorisnin vdekje monizmit. Ashtu si Meta edhe kreu i PD tha se kryeministri e ka vendin në burg.

Në fund të protestës e cila u konsiderua paqëdore ndodhi një incident. Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë. Një person është shoqëruar me forcë nga policia, ndërkohë që protestuesit e tjerë kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë.

LEXO TË GJITHA ZHVILLIMET PËR PROTESTËN

19:19-Mbyllet protesta, Berisha valëvit flamurin kuqezi, qytetarët ndezin qirinj para kryeministrisë

19:04- Incident në protestë, qëllohen me bojë muret e kryeministrisë, polici bie barkas duke kapur qytetarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të fjalës së tij ka valëvitur flamurin kombëtar në podiumin e ngritur në protestën e sotme.

Një grup protestuesish kanë çarë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.

18:48- Tre deputetët e “grupit Alibeaj” që i bashkohen protestës së Berishës

Ndonëse nuk janë të të njëjtit mendim për drejtimin e Partisë Demokratike, tre deputetë mbështetës të Enkelejd Alibeajt kanë marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

18:46- Përplasjet në Kuvend, Berisha i jep Ramës “vendimin” nga protesta: Vdekje monizmit

Nga protesta e opozitës, kreu i PD Sali Berisha referuar përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend, kryesisht gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama, ka treguar “vendimin” që kanë marrë.

Tani unë do t’i them këtu para jush, Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që e meriton, por po të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë, atje për së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, do vijë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta se ne mund të përgjigjemi si të duash ti, por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty”, tha Berisha.

18:32- “Pas Enver Hoxhës, Rama armiku më i egër”, Berisha: Si 32 vite më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve

Kreu i PD Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në protestën e opozitës me çështjen e emigrantëve. Sipas tij bota sot po na sheh si njerëz të gomoneve.

“Ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur, njëlloj si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 32 vjetësh, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të pasur se ky vend, por shqiptarët sot janë popull i gomoneve, sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën, ka shndërrua liritë e tyre në iluzion, në  votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet”, theksoi kryedemokrati.

18:28-Meta nga protesta: Rama një tradhtar, do të dalë shumë shpejt para drejtësisë

Duke ju referuar himnit kombëtar shqiptar Meta tha se nuk ekziston fjala dorëzim, por tradhtor, duke nënkuptuar kryeministrin Rama, që siç u shpreh kreu i PL, këta miting e ndjek nga charteri luksoz.

18:07-“Xhaketat e vjetra” pranë Berishës, Jozefina Topalli e pranishme në protestë

Protestës së opozitës që po zhvillohet para kryeministrisë në Tiranë i janë bashkuar edhe figura të vjetra të kësaj force politike.E pranishme është parë ish-kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, e cila ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Berishës.

Kategoritë
LajmeRajoni