300 milionë euro operacion, çmenduri arabe për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo mbetet në qendër të vëmendjes, për shkak të paqartësisë së të ardhmes te Manchester United.

Së fundmi ka dalë një skenat i ri nga Portugalia, për një mega operacion në aspektin financiar. Flitet për një ofertë nga Arabia Saudite.

Plot 300 milionë euro janë gati, teksa 30 milionë i merr Manchester United, 20 milionë euro menaxheri Jorge Mendes dhe Ronaldo 250 milionë euro për dy sezone.

Dëshira e Ronaldos është të luajë ende në një klub të madh, për të garuar në Champions League, kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Kategoritë
Sport