4 të arrestuar në rastin e Vinicius Jr

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr., ka qenë shënjestër e abuzimeve raciste pas humbjes ndaj Valencës këtë të diela, për rastin e tij deri më tani janë arrestuar 4 persona, transmeton Gazeta Metro.

Menjëherë pas incidentit, Real Madrid raportoi abuzimin racist të drejtuar ndaj lojtarit të tyre Vinicius Junor. Ata e kanë raportuar rastin si krim urrejtjeje, ndërsa Vinicius kishte thënë se Laliga ‘i përket racistëve’.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i tha La Liga’s që të “ndalojë së foluri, filloni të veproni” dhe kërkoi që të miratohen pesë pika për të përmirësuar situatën, duke përfshirë arsimin në shkolla dhe ndalimin e atyre që shpallen fajtorë për racizëm nga stadiumet në mbarë botën, siç raportohet nga Sky News.

Kategoritë
LajmeSport