40 mijë vite burg, turku u arratis në Shqipëri me qindra milion dollar, dëshmojnë kolegët e bosit të kriptomonedhave

Faruk Fatih Özer, bosi i Thodex që u arratis për në Shqipëri me një server qindra milion dollar me kriptmonedha nuk dihet ku është tani, por në TUrqi ka filluar gjyqi ndaj bashkëpuntëorëve te tij, mes të cilëve është edhe i vëllai.

Ai tha para gjykatësve se nuk e kanë bërë më qëllim dhe se në momentin që investitorët filluan të kërkonin paratë dhe ata nuk kishin më, u detyruan që të mbyllnin sistemin.

Shumë investitorë kërkuan paratë dhe ne nuk kishim për momentin dhe tentuam të komunikonim me drejtuesin, Faruk Fatih Özer. Nuk mundëm të komunikonim me të dhe rrjedhimisht për të mbrojtur investitorët mbyllëm sistemin”, tha ai duke theksuar se nuk kishin patur qëllim mashtrimin, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, një ekonomiste tha se nuk kishte dijeni për çfarë kishte bërë drejtuesi i “Thodex” duke theksuar se ishte vetëm punonjëse dhe jo pjesë e drejtimit të kompanisë.

Dyshohet se “Thodex” mori më qafë mbi 40 mijë investitorë turq dhe të huaj me një vlerë rreth 2 miliard milion dollar. Dyshohet se rreth 200 milion dollar në kriptomonedha u morën nga Faruk Fatih Özer përmes një hard disku në momentin që u arratis në Shqipëri. Pas futjes në Shqipëri ai humbi gjurmët dhe tani nuk dihet ku ndodhet aktualisht.

Mediat turke raportojnë se ndaj tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Özer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme.

Kategoritë
BotaLajme