45 minuta pas largimit të Enriques, Spanja zyrtarizon emrin e ri në stol

Federata Spanjolle e Futbollit nuk humbet kohë, Luis de la Fuente është emëruar trajner vetëm 45 minuta pas shkarkimit të Luis Enriques.

Vendimi është zyrtar dhe trajneri i U-21 do të nisë menjëherë nga puna për të ndërtuar ekipin e eleminatoreve Euro 2024.

Pas 10 viteve punë me të rinjtë iberikë, trajneri i ti De la Fuente merr besimin e plotë të federatës që snoboi kandidaturën e Roberto Martinez.

61-vjeçari është angazhuar si trajner i Spanjës U-19 që në vitin 2015 ndërsa edhe më parë ka qenë pjesë e stafit të ekipeve zinxhir të Spanjës. Ai u emrëua trajner i shpresave në vitin 2018 dhe një vit më pas fitoi finalen e Europianit kundër Gjermanisë.

Kategoritë
Sport