47 vjeçari këput tre gishta në vendin e tij të punës në Prizren

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një person ka marrë lëndime serioze në vendin e tij të punës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 47-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi që aksidentalisht kishte këputur tre gishta teksa po punonte.

Viktima është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Inspektoratin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Kategoritë
LajmeVendi