500 ultras të Romës vijnë nga porti i Durrësit, rreth drekës mblidhen me pjesën tjetër të tifozëve

Qyteti i Durrësit është pika e takimit për mbi 500 ultras nga Roma që kanë zgjedhur qytetin port si një bazë “operative” për udhëtimin në Shqipëri.

Dje kanë ardhur tifozët e parë, ndërsa sot pjesa më e madhe e tyre. Rreziku për përplasje të mundshme ekziston ende, ku ultrasit e Romës nuk njihen si tifozeri e qetë.

Ata u transferuan me autobusë dhe taksi. Rreth drekës nisja e grupit për në pikën e takimit në Tiranë, jashtë radarit “zyrtar” të organizatës UEFA.

Kategoritë
Sport