51-vjeçari në Ferizaj i bën për spital djalin dhe dy vajzat e tij, arrestohet nga Policia

M.G, 51 vjeçar është arrestuar sot në rrugën “Reçaku” në Ferizaj për dhunë në familje dhe lëndim trupor.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bëri të ditur se 51 vjeçari pas një mosmarrëveshje që kishte, u shkakton lëndime trupore,  djalit me inicialet E.G i moshës 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij me inicialet A.G e moshës 23 vjeçare dhe E.G e moshës 21 vjeçare, të cilët më pas për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente nê Ferizaj.“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës,   me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor’”, thuhet në komunikatë.

Kategoritë
LajmeVendi