70 aksidente trafiku janë raportuar të kenë ndodhur vetëm dje në vendin tonë.
27 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 43 të tjerë me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptar 1888 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave
Shifra shqetësuese të aksidenteve ka vazhdimisht. E si shkak i këtyre aksidenteve numër i madh është edhe i viktimave.
Sipas të dhënave që ka lajmi.net numri i aksidenteve gjatë periudhës 9 mujore, janar-shtator të këtij viti në vendin tonë janë regjistruar 17 mijë e 5 aksidente trafiku.
Numri i aksidenteve me dëme materiale ishte 10 mijë e 795, kurse aksidente me lëndime 6 mijë e 145.
Gjatë këtyre 9 muajve janë shkaktuar 65 aksidente me fatalitet. Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar ishin 76 gjithsej.
Numri i gjobave në trafik në nënë mujorin e kaluar ishte 583 mijë e 14 gjoba.
Nga Policia e Kosovës vazhdimisht bëhet thirrje për kujdes të shtuar në trafik.
Shpesh herë si shkak i mos-respektimit të rregullave në trafik, mos përshtatjes së shpejtësisë e arsyeve të tjera persona të shumtë humbin jetën.
Viktima nga aksidentet nuk janë vetëm drejtuesit e automjeteve, apo pasagjerët por në shumë raste edhe këmbësorët.
Një aksident mjaftë i rëndë ndodhi ditë më parë në Gjilan, ku një person humbi jetën e shumë të tjerë u lënduan.
Aksidente të ngjashëm raportohen shumë shpesh, e viktimat në të shumtën e rasteve janë të rinj./Lajmi.net/