70% e botës së egër në rrezik zhdukjeje, OKB ngre alarmin

Ekosistemet në mbarë botën janë në rrezik, ndërsa furtunat, tajfunet, thatësirat dhe përmbytjet rrezikojnë kafshët dhe njerëzit. Shkencëtarët bëjnë thirrje për masa të menjëhershme. Një raport i fundit nga OKB-ja njofton se në 50 vitet e fundit ka 70 % rënie të gjallesave të egra në botë.

Lidhja e njeriut me natyrën ka pësuar dëmtime serioze, duke sjellë ndikime të mëdha në jetën e gjallë në Tokë.

Biodiveristeti është në rrezik sipas shmë shkencëtarëve, ndërsa vende të ndryshme po marrin masa të rëndësishme për të ruajtur pyjet dhe lumenjtë.

Ndryshimet klimatike kanë dhënë ndikimet e tyre në përmbytjet dhe thatësirat e mëdha që kanë përfshirë zona të ndryshme të botës, duke sjellë humbje jetësh njerëzore, të kafshëve dhe qindra miliarda dollarë dëme.

Shpyllëzimi i pyjeve tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivel shumë të lartë dhe stuhitë tropikale po godasin Karaibet.

Raporti i fundit për gjallesat e egra në botë, thotë se që nga viti 1970, ka një rënie në kuotat e 70 % të kafshëve të egra. Kjo kambanë alarmi bie për të gjithë qytetarët e botës.

Kriza e natyrës është shtrirë edhe në botën e egër. Rajonet tropikale të botës – disa nga vendet me pasurinë më të madhe të gjallesave – po shohin rënie të shpejtë të popullatave të specieve të ndryshme.

Ndërkohë, shëndeti i ekosistemeve me ujëra të ëmbla është gjithashtu në rrezik. Të gjithë mbështetemi nga ky ekosistem, nga bujqësia dhe industria deri te uji që pimë.

Shkencëtarët, ambientalistët dhe zëra publik anekënd botës bëjnë thirrje që udhëheqësit botërorë të marrin masa të menjëhershme përpara se të jetë shumë vonë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme