70 milionë njerëz në mbarë botën drejt urisë për shkak të luftës në Ukrainë

Një zyrtar i OKB-së ka deklaruara se pushtimi rus i Ukrainës ka çuar 70 milionë njerëz më pranë urisë, për shkak rritjes të çmimit të ushqimeve dhe karburanteve.

Shef i OKB-së për ushqimin ka paralajmëruar se bota po përballet me “një emergjencë globale me përmasa të paprecedenta”.

David Beasley, drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, tha është tepër shqetësues fakti që 50 milionë njerëz në 45 vende të botës vuajnë nga kequshqyerja, shkruan Skynews.

“Ajo që ishte një valë urie është tani një cunami urie,” tha ai, duke treguar për rritjen e konfliktit, efektet e valëve ekonomike të pandemisë, ndryshimin e klimës, rritjen e çmimeve të karburantit dhe luftën në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme