Provokim apo diçka tjetër: E tradhtoi Yamalin, pastaj pozoi me fanellën e shokut të tij të ekipit

Ndryshe nga fusha, ku shkëlqen nga ndeshja në ndeshje dhe tregon pse është sensacioni më i madh i futbollit në botë, supertalenti Lamine Yamal po përjeton shumë “telashe” në planin e dashurisë.

Yamal gjatë verës gëzonte në përqafimin e të dashurës së tij, Alex Padilla, dhe çifti udhëtoi së bashku në Greqi. Spanjollja e re festoi me Yamalin titullin e kampionit të Evropës në qendër të fushës në Berlin dhe pozoi me trofeun, dhe më pas çifti i ri udhëtoi në Greqi për pushime verore.

Por gjërat filluan të shkojnë keq pas kthimit në Spanjë dhe gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, pasi në rrjetet sociale u shfaq një video ku Alex Padilla është ulur në prehërin e një djali tjetër dhe thotë se “nuk duhet ta filmojnë sepse do t’i shkatërrojnë jetën”.

Kjo ndodhi dhe Yamal menjëherë e ndërpreu marrëdhënien me të. Megjithatë, Alex Padilla nuk ndalet së provokuari ish-partnerin e saj.

Kështu, dje Alex postoi një foto në Instagram story të saj ku pozohet me fanellën e shokut të Yamalit dhe mikut të tij Ansu Fati, gjithashtu një futbollist i ri i Barcelonës. Natyrisht, spanjollët e etiketuan menjëherë këtë fotografi si një provokim serioz.

Ndërkohë, Yamal nuk i kushton shumë vëmendje dhe vazhdon të shkëlqejë në fushën e futbollit. Fundjavën e kaluar, në fitoren e re të Barcelonës në La Liga kundër Gironës me rezultatin 4:1, ai shënoi dy gola. Nesër do të kthehet në fushë, në një ndeshje të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Monakos.

Rritja e tij nisi gjatë Kampionatit Evropian në Gjermani. Yamal (17 vjeç) ishte një nga faktorët kyç të përfaqësueses së Spanjës në rrugën e saj fantastike drejt titullit kampion evropian, ku përzgjedhja e tij fitoi trofeun me numrin maksimal të fitoreve. Yamal luajti një kampionat të shkëlqyer dhe u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut.

Kategoritë
Sport