Donald Trump, gjatë inaugurimit, iu afrua gruas së tij Melania Trump për ta puthur. Megjithatë, ai nuk ia doli, pasi iu pengua nga kapelja e saj.
Në rrjetet sociale pasuan shumë komente mbi këtë video.
“Ajo e zgjodhi me qëllim këtë kapelë për inaugurimin”, “Duket sikur është e lumtur që nuk arriti ta puthë”, “Melania sikur thotë: ‘Donald, kjo puthje në ajër do të të kushtojë edhe dy milionë dollarë më shumë'”, ishin disa prej tyre.
Trump bëri betimin në ndërtesën e Kapitolit dhe kështu u bë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kthimi në Shtëpinë e Bardhë
Katër vite pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë pas një humbjeje, Donald Trump u kthye në postin e presidentit të SHBA-së, ku do të kalojë katër vitet e ardhshme.
Në inaugurim morën pjesë shumë të ftuar, duke përfshirë të gjithë ish-presidentët e gjallë të SHBA-së (Joe Biden, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton), si dhe liderë botërorë dhe miliarderë të teknologjisë.