80 vjet burg për vrasësit e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizias

Një gjykatë në Maltë dënoi me nga 40 vjet burg dy vëllezër, si autorë të vrasjes me bombë të gazetares investigative Daphne Caruana Galizias.

Dy vëllezërit George Degiorgio, 59 vjeç, dhe Alfred Degiorgio, 57 vjeç kishin pranuar më herët autorësinë për këtë krim të rëndë që shkaktoi reagim botëror dhe madje protesta disaditore në Maltë

Daphne Caruana Galizias ishte duke shkuar në shtëpi më 16 tetor të vitit 2017, kur një bombë e vendosur poshtë makinës së saj shpërtheu duke i marrë jetën. Në atë kohë, Dafne ishte duke shkruar disa investigime që lidheshin me raste korrupsioni mes politikës dhe biznesit.

Dy të pandehurit u urdhëruan gjithashtu të paguanin 50,000 euro secili nga paratë që morën si rezultat i krimit, si dhe për shpenzimet gjyqësore.

Prokurorët argumentuan se vëllezërit ishin paguar për vrasjen nga një biznesmen i njohur maltez që kishte lidhje me qeverinë. Mbi biznesmenin janë ngritur akuzuar dhe ai do të gjykohet veçmas.
Kategoritë
BotaLajme