9 muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, familjarët të pakënaqur me prokurorinë

Ende asgjë nuk dihet për fatin e biznesmenit Bedri Rexhepi. Janë bërë 9 muaj dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për të. Familjarët fajsojnë për joefikasitet dhe jobashkëpunim prokuroren Fitore Sadikaj.

Të shqetësuar për familjarin e tyre, ata thonë se shpeshherë kanë kërkuar takime dhe sqarime nga prokurorja Sadikaj por për 9 muaj radhazi por ajo i ka ikur pyetjeve dhe sqarimeve, duke shtuar se ka qenë më shumë e interesuar për thashetheme brenda prokurorisë.

Familjarët kanë parashtruar kërkesë që rasti i zhdukjes së Bedri Rexhepit të kalojë tek ndonjë prokurorë tjetër, duke mos besuar në punën dhe bashkëpunimin e prokurores Sadikaj me ta. Madje thonë se janë parë me sy të keq nga prokurorja në fjalë se pse ka pasur interesim të vazhdueshëm për rastin nga ana e tyre.

KosovaPress në vazhdimësi është interesuar për ecurinë e rastit duke drejtuar pyetje, e që nga pretendimet e familjarëve për mos punë nga prokurorja Sadikaj, edhe një qëndrim për këto akuza, por prokuroria fillimisht përgjigjej se është e përkushtuar në zgjidhjen e rastit, ndërsa nuk ka dhënë qëndrim për pretendimet për mosangazhim.

Vëllai i Bedriut, Vedati hedh dyshime se institucionet nuk janë angazhuar me hetime që në fillim, pasi të dyshuarin kryesor të kësaj ngjarjeje, Jeton Vllasaliun e kanë lënë të lirë pesë ditë e që mund të ndikonte në rrjedhën e hetimeve. Vllasaliu i cili gjendet në paraburgim ka qenë edhe klient i Bedri Rexhepit.

Bedri Rexhepi ishte zhdukur pasditen e 8 prillit të vitit të kaluar dhe herën e fundit ishte parë në Novobërde.

Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi me datën 8 prill 2021 është parë në Novobërde dhe nga aty me asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Kategoritë
LajmeVendi