Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën e qeverisë ka bërë të ditur se Mali i Zi nis programin e tij hapësinor.
Në seancën e sotme të Qeverisë së këtij vendi, kryeministri malazez ka folur ndër të tjera për një projekt mjaft ambicioz dhe kërkues.
“Mali i Zi po nis programin e tij hapësinor dhe po fillon zhvillimin e satelitit Luça, i cili do të lëshohet në hapësirë. Ky projekt do të financohet nga Fondi i Inovacionit, nuk bëhet fjalë për fonde të mëdha, por kërkon shumë punë. Mali i Zi do të hapë një tjetër perspektivë, e ajo është të bëhet një komb që merr pjesë në aktivitetet e vendeve të tjera të botës”, tha Abazovic.
Ai bëri të ditur se do të mbështesë novatorët me para nga qytetaria ekonomike.
“Shteti nuk dëshiron t’ua lërë gjithçka të rinjve entuziastë, por edhe ta mbështesë. Shpresoj që Luca jonë të shërbejë me krenari në një të ardhme të parashikueshme. Sateliti ynë do të jetë në orbitë si satelitët e shumë vendeve”, tha ai. .
Ai theksoi se pengesa më e madhe për novatorët është administrata, e cila do të duhet të harmonizohet.
Abazovic shtoi se ai pret që një satelit malazez, me dimensione më të vogla, të jetë në hapësirë në një afat të shkurtër.