Kjo sirenë në orët e para të mëngjesit,te premtes te 24 shkurtit 2022, lajmëroi nisjen e agresionit rus në territorin e Ukrainës. Ajo shënoi fillimin e luftës më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shërthimet e para u degjuan në Kiev rreth një orë pas fjalimit televiziv të presidentit rus Vladimir Putin, i cili njoftoi ate qe e qaujti një “operacioni ushtarak special” në Ukrainë. Nga ky moment jetët e ukrainasve ndryshuan përgjithmonë.
Me vone Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi raportet për sulme raketore mbarëkombëtare. Aleanca e Atlantikut të Veriut menjëherë aktivizoi planet e saj të mbrojtjes, duke përfshirë më shumë se 100 avionë në gatishmëri dhe 120 anije aleate në det, nga Arktiku në Mesdhe.
Në orët e pasdites qyteti port i Mariupolit u përfshi nga flakët. Zelensky bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm dhe shpalli ligjin ushtarak. 137 ukrainas humbën jetën në ditën e parë të sulmit.
Por çfarë e solli luftën? Ukraina dhe Rusia kanë një histori të gjatë dhe të ndërlikuar. Ukraina u bë e pavarur në vitin 1991, pas rënies së BRSS, dhe gradualisht u afrua me Perëndimin. Rusia i kishte rezistuar prej kohësh lëvizjes së Ukrainës drejt BE-së dhe aleancës ushtarake mbrojtëse të Perëndimit, NATO-s.
Në vitin 2014 pas muajsh protestash qe sollen rrezimin e presidentit pro-rus, Viktor Janukoviç, Rusia u hakmor duke pushtuar rajonin jugor , Krimenë.
Në vitin 2021, Putin filloi të vendoste një numër të madh trupash ruse afër kufijve të Ukrainës.
Për muaj të tërë Putini e kishte mohuar se do të pushtonte fqinjin e tij. Duke shpallur pushtimin më 24 shkurt 2022, ai akuzoi NATO-n se po kërcënonte “të ardhmen historike të Rusisë si komb”.
Sot Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, shumë larg kjo parashikimit për një pushtim masiv, që ishte objektiv i presidentit Putin.
Megjithatë, ndoshta po aq pak menduan se Ukraina do të ishte në gjendje të rezistonte për aq kohë sa ka bërë. Presidenti Volodymyr Zelensky vijon të besojë në fitoren e shtetit të tij ndaj forcave pushtuese ruse.
Lufta në Ukrainë ka lënë të vrarë qindra mijëra persona në dy anët dhe ka shkatërruar qytete të tëra. Raportimet thonë se bëhet fjalë për 100 mijë ushtarë ukrainas të vrarë, 200 mijë rusë dhe 50 mijë civilë.
Po ashtu, lufta ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të ushqimit dhe kostos së jetesës dhe inflacionit në mbarë botën.