Në qytetin gjerman të Karlsruhes, ka një krizë pengjesh të vazhdueshme në një farmaci. Autorët kërkojnë më shumë se një milion euro si shpërblim, ndërsa pengjet mësohet se nuk janë lënduar.
Për arsye taktike, policia nuk dëshiron të thotë se sa persona janë në farmaci, raportohet se ka disa pengje.
Nach derzeitigen polizeilichen Erkenntnissen wurden mehrere Personen in einer Apotheke als Geiseln genommen. Sie sollen unverletzt sein.
Wir sind mit verstärkten Kräften vor Ort.
Eure #Polizei #Karlsruhe #KA1003
— Polizei Karlsruhe (@Polizei_KA) March 10, 2023
Autoritetet dhe policia janë në kontakt me autorin që kërkon miliona për lirimin e pengjeve.
Policia ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg vendndodhjes dhe se të gjitha ngjarjet pranë Ettlinger Straße janë anuluar.
Ata raportuan se ndodhen në terren me forca të përforcuara, ndërsa ka edhe ekipe emergjente.