Fotografitë e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në sallën e Westminster gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, mund të jenë një shkelje e rëndë e protokollit mbretëror.
Sot, Presidentja e Kosovës ka marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës së Britanisë së Madhe dhe të Komonuelthit, ku ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka realizuar disa fotografi brenda sallës.
Një veprim i ngjashëm i presidentit të Armenisë, Vahagn Khachaturya, i cili ka realizuar fotografi brenda sallës ku gjendej arkivoli i mbretëreshës, ka shkaktuar zemërim në Britani të Madhe, raporton
Reagime të ngjashme tashmë kanë nisur nëpërmjet platformës Twitter edhe ndaj Presidentes së Kosovës, në postimin e saj.