A do të ketë ndalesa në paga për mësimdhënësit që s’punuan të shtunën?

Të shtunën që shkoi dikush punoi e të tjerë nuk mbajtën procesin mësimor. Prandaj, Ministria e Arsimit është duke mbledhur të dhënat se cilët mësimdhënës përfillën thirrjen për t’i kompensuar orët mësimore. Megjithatë, ministrja Arbërie Nagavci tha se nuk do të ketë ndalesa për mësimdhënësit që të shtunën nuk dolën në punë.

Nagavci deklaron se mbajtja mësimit në disa shkolla nuk ka shkuar sipas planifikimit.

Ministrja përsëriti se takimet me SBASHK-un për zgjidhjen e kërkesave të tyre kanë qenë të vazhdueshme.

Për shkak të grevës në arsim, Ministria e Arsimit ka vendosur për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës.

Sipas Sindikatës të Arsimit të shtunën mësim nuk është mbajtur në 70 për qind të shkollave

Kategoritë
LajmeVendi