Marco Rubio është nominuar nga presidenti Donald Trump për pozitën e Sekretarit të Shtetit, pozitë kjo që ishte përfolur si emër Richard Grenell, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky i fundit e uroi për nominimin përmes një postimi të bërë në platformën “X”.
“Urime, Senator. Do të jesh i mrekullueshëm për Amerikën”, shkroi Grenell në “X”, e që pati edhe një përgjigjje nga Rubio, duke e konsideruar si të rëndësishëm për Amerikën gjatë viteve të ardhshme.
“Faleminderit! Fjalë të mira nga një amerikan i madh, i cili do të jetë një pjesë jetike e mbrojtjes së Amerikës dhe amerikanëve në vitet në vijim”, shkroi Rubio duke lënë të kuptohet se edhe Grenell do të ketë një post në administratën e presidentit Trump.
Nominimi i Marco Rubio për Sekretar Shtetit pritet të miratohet nga Senati.
/Reporteri.net/
Thank you! Kind words from a great American who will be a vital part of protecting America and Americans in the years to come! https://t.co/BdrgjXs9MT
— Marco Rubio (@marcorubio) November 13, 2024