A do të shkojnë ekipe tjera të FSK-së në Turqi, flet zv/ministri i Mbrojtjes

ëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, sot në emisionin “Frontal” të T7 ka folur për pjesëtarët e FSK-së që kanë shkuar në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit tragjik.

Kur u pyet se a do të dërgojnë prapë ekipe atje, Syla tha se janë në konsultim me ushtrinë e Turqinë.

“Ne kemi edhe kapacitete tjera, por duhet të llogarisim që një pjesë është e domosdoshme të jetë në vend. Jemi të gatshëm, por po konsultohemi me ushtrinë e Turqisë. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe cfarëdo që kërkojnë [Turqia] ne jemi të gatshëm”, tha Syla, transmeton Express.

“Kemi shku me disa ekipe, kontigjenti përbëhet prej dy ekipeve për kërkim- shpëtim, me mjetë të rënda që mund të depërtojnë në thellësi marramendëse por edhe me mjete të lehta”, deklaroi Syla.

 

Kategoritë
LajmeVendi