A do t’i bashkohet AAK-së: Haki Abazi thotë se asgjë s’ka përfunduar

Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se nuk mund të japë informacione lidhur me aludimet se mund të kalojë në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se për momentin nuk mund të flasë për këtë çështje. I pyetur nëse ka pasur takime ose ka biseda me kryetarin e AAK-së,  deputeti Abazi potencoi se nuk ka asgjë të përfunduar dhe se nuk mundet asgjë të flas mbi këtë temë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi