A e dini në cilën pjesë të frigoriferit duhet të ruani mishin e papërpunuar?

Një studim ka treguar se shumica e njerëzve mund të jenë të rrezikuar nga sëmundje si kampilobakteri dhe E. coli vetëm për shkak të ruajtjes së ushqimit në frigorifer në mënyrë të gabuar.

Tani një ekspert për ruajtjen e ushqimit ka lëshuar një paralajmërim shëndetësor pasi statistikat e reja kanë zbuluar se më shumë se gjysma e njerëzve mbajnë mishin e papërpunuar në pjesën e gabuar të frigoriferit të tyre, gjë që mund të çojë në ndotje të kryqëzuar dhe helmim potencial nga ushqimi.

Sarah Heaps thotë se mishi i papërpunuar duhet gjithmonë të ruhet në raftin e poshtëm të frigoriferit, i mbështjellë me letër alumini ose i mbuluar në një enë.

Kjo nuk është vetëm sepse është pjesa më e ftohtë e frigoriferit tuaj, por gjithashtu sepse shmang rrjedhjen e çdo lëngu që përmban baktere të dëmshme nga një raft në tjetrin, duke ndotur ushqimet e tjera.

Studimi gjithashtu zbuloi se 20 përqind e njerëzve pranojnë se përdorin raftin e mesëm për të ruajtur mishin e papërpunuar, gjë që ekspertët paralajmërojnë se rrit rrezikun e ndotjes nga lëngjet e mishit për gjërat që ndodhen në raftin poshtë.

Shtatë përqind e tjerë përdorin raftin e sipërm, ndërsa 12 përqind kanë thënë se përdorin sirtarët e poshtëm për të ruajtur mishin, megjithëse ato janë krijuar posaçërisht për fruta dhe perime.

Ndërkohë, gjithsej pesë përqind kanë thënë se përdorin raftet në dyer, për të cilat ekspertët paralajmërojnë se duhet të përdoren vetëm për artikuj me afat të gjatë, dhe në fund, 10 përqind kanë thënë se nuk e dinë se ku duhet të ruajnë mishin e papërpunuar.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi