A është ky paralajmërimi i Vuçiq për takimin me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndron nnë Athinë, ku do ta takojë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Vuçiq ka dhënë një mesazh provokues në njoftimin e tij, duke thënë se vizita në Athinë është më e këndshme se tjetra që do të pasojë.

“Sapo arrita në Athinë për një takim të rëndësishëm me një mik të sinqertë të Serbisë, Kyriakos Mitsotakis. Pres që fuqishëm të përmirësojmë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike. Është pak personale, por vizita në Athinë është gjithsesi më e këndshme se tjetra që vjen pas”, ka shkruar Vuçiq.

Në media është raportuar tanimë për një takim të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel për të dialoguar në nivelet më të larta. Nëse pajtohen dy liderët, takimi mund të mbahet shumë shpejt, të dielën apo të hënën sipas raportimeve

Kategoritë
LajmeVendi