A iu vodh një penallti Evertonit ndaj Man United në çastet e fundit? – tifozët kanë një përgjigje

Tifozët kanë dhënë mendimin e tyre një zëri pasi një momenti të diskutueshëm në ndeshjen mes Evertonit dhe Manchester United që përfundoi baras me rezultat 2-2. 

Po luheshin minutat e fundit të këtij takimi kur Ashley Young u pengua brenda zonës nga Matthijs De Ligt dhe gjyqtari fillimisht bëri me shenjë tek penalltia. 

Megjithatë, pas rishikimit në VAR, gjyqtari Andy Madley e tërhoqi vendimin e tij duke akorduar rivënie fundore për Unitedin. 

Ky rast ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale pas ndeshjes dhe tashmë ka pasur shumë reagime nga tifozët. 

Penalltitë zakonisht anulohen në rast të një gabimi të qartë, por shumë tifozë në platformën X argumentuan se gjyqtari mori vendimin e gabuar pasi anuloi penalltinë. 

Një tifoz komentoi në X: “Penallti gjithë ditën. Dy mbrojtës të United e tërhoqën atë brenda zonës. VAR i shfaqi gjyqtarit pamjet e gabuara”. 

Një tifoz i dytë tha: “VAR-i gaboi me këtë rast. Ishte një penallti e pastër. Pse ata nuk i shfaqën gjyqtarit pamje nga disa kënde të ndryshme?”. 

Një tifoz i tretë shtoi: “Çfarë po ndodhë me VAR-in? Këta djem po ngatërrohen me teknologjinë. Si mund të keni qasje në të gjitha këto kënde dhe sërish t’i rekomandoni gjyqtarit që të vijë ta shikojë rastin, duke i treguar vetëm një kënd të pamjeve”. 

Ruben Amorim nuk deshi që ta diskutojë në detaje rastin e penalltisë pas ndeshjes, por tha se ishte një ‘prekje e lehtë’.

Kategoritë
LajmeSport