A ju kujtohet tenistja Anna Kurnikova? Nëna e tre fëmijëve duket ende mbresëlënëse

Ish-tenistja ruse Anna Kurnikova ka festuar më 7 qershor ditëlindjen e saj të 41-të, ndërsa edhe sot është e stolisur me bukurinë që e bën atë një nga sportistet më të bukura të të gjitha kohërave.

Anna luajti ndeshjen e saj të fundit pothuajse 20 vjet më parë dhe iu desh të përfundonte karrierën e saj për shkak të një dëmtimi të rëndë të shpinës dhe dhimbjeve torturuese.

Ajo kurrë nuk arriti të fitojë asnjë titull të vetëm në turneun WTA, dhe falë pamjes së saj tërheqëse, ajo shumë shpejt u bë një nga tenistet më të njohura në botë.
Plasimin më të mirë e kishte në vitin 2000, kur ishte tenisti i tetë në botë. Në dyshe ajo ishte numri 1 i botës duke fituar dy Australian Open me Martin Hingis.

Sot, Anna jeton në Miami dhe është në një lidhje afatgjatë me këngëtarin e njohur Enrique Iglesisas, me të cilin ka tre fëmijë – binjakët Lucy dhe Nicholas (4) dhe vajzën Lucy (2).
Çifti i famshëm u njohën në vitin 2001, kur spanjolli punësoi Anna-n që të ishte e ftuara e tij në videoklipin e këngës “Escape”, dhe ata u shfaqën për herë të parë në publik në MTV Music Awards në 2002.

Kurnikova rrallë shfaqet në publik pasi i është përkushtuar mëmësisë dhe jetës familjare.

Megjithatë, ajo nuk e ka lënë pas dore formën e saj, të cilën e do dhe mburret në rrjetet sociale dhe shumë e konsiderojnë ende seks simbol të një brezi.

Kategoritë
Sport