A ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Përgjigjet komisioneri Varhelyi

Komisioneri për zgjerim i BE, Oliver Varhelyi ka thënë se do të lëvizet sa më shpejt në procesin e negociatave.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kur mund të ketë një datë për anëtarësim, komisioneri la të kuptohej se kjo varet edhe nga progresi i Shqipërisë.

“Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.

Kategoritë
LajmeRajoni