Dihet që uji nuk ka datë skadence, ndaj shumë njerëz pyesin pse në çdo shishe uji ka një datë deri në të cilën duhet ta përdorim ujin.
Në fakt, nuk është uji ai që ka jetëgjatësi, por paketimi në të cilin ndodhet. Ambalazhi i nënshtrohet degradimit me kalimin e kohës, gjë që në fund ndikon drejtpërdrejt në përbërjen e ujit. Megjithatë, ka shumë situata ku do të detyroheni të ruani ujin për një periudhë të gjatë kohore, ndaj nuk është ide e keqe të dini mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.
“Uji në vetvete nuk ka jetëgjatësi, megjithatë, materiali që përmban ujë mund të shpërbëhet dhe të lëshojë substanca të dëmshme në të”, thotë dietologu Andrew Akafong.
Para së gjithash, duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të ujit. Nëse është ujë i zakonshëm në shishe, duhet të përpiqeni ta pini para se të skadojë. Nëse keni një shishe me ujë të hapur tashmë, këshillohet ta pini brenda pak ditësh.
Arsyeja është një ndryshim i mundshëm i temperaturës në dhomë, e cila nëse është e ngrohtë bëhet terren për zhvillimin e baktereve dhe kjo i referohet kryesisht situatës në të cilën keni pirë më parë nga ajo ambalazh.
Disa lloje ambalazhesh plastike përmbajnë edhe Bisphenol A, një përbërës që mund të shkaktojë probleme shëndetësore dhe që për shkak të vetive të tretshme mund të përfundojë në ujë, veçanërisht kur ambalazhi është i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.