A ka udhëtuar jashtë shtetit Aurona Pelaj?

Ka dy muaj që kur iu ndërpre paraburgimi e u lirua nga Gjykata Supreme.  E gjatë kësaj kohe Aulona Pelaj qëndroi në vendlindje, në fshatin Novosellë të Pejës.

Mirëpo gjatë së premtes, avokati mbrojtës i Minire Nurës që u sulmua në qendrën e të moshuarve “Orenda”, tha se e dyshuara për këtë rast Aurona Pelaj mund të ketë shkuar jashtë vendit.

Të gjitha këto pretendime se Aurona Pelaj është jashtë shtetit i mohuan familjarët.

Të njëjtën gjë e konfirmon edhe avokati i Pelajt, Veton Berisha.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Pejë tregojnë lidhur me ecurinë e këtij rasti.

Nga ky institucion thanë se nuk kanë ndonjë njoftim se e njëjta ka shkuar jashtë shtetit dhe se rasti është me prioritet e nuk është duke u neglizhuar.

Gjykata Supreme e Kosovës më 25 nëntor mori vendim që ka t’ua ndërpresë paraburgimin tri infermiereve të arrestuara.

Kategoritë
LajmeVendi