A mund të bëhet Kosova pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe, ja çfarë tha Stoltenberg

I pari i NATOs, Jens Stoltenberg, është pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe, Stoltenberg tha se për këtë kërkohet vendim unanim i të gjithë anëtarëve të aleancë, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka biseduar për sigurinë në vend dhe rajon.

I pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe, Stoltenberg tha se për këtë kërkohet vendim unanim i të gjithë anëtarëve të aleancës.

“Çdo vendosje e Forcave Policore të Kosovës  duhet të marr konfirmimin e NATO’s. NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.

Stoltenberg tutje ka pohuar se trupat e KFOR’it do të vazhdojnë të jenë të angazhuar dhe gati për të kryer detyrat e tyre, dhe ka shprehur mbështetjen e tij për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi