A mund t’iu ndalet paga mësuesve që hyjnë në grevë, flet juristi Xhevdet Smakiqi

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Frontal” të t7, ka folur rreth situatës së krijuar së fundmi rreth grevës nga BSPK, për çka Ministria e Financave kërkoi listën e punonjësve që grevojnë për t’ua ndalur pagat.

Smakiqi tha se në Kosovë është krijuar një situatë e rëndë sociale e politike, ndërsa shtoi se po detyrohen të japin këshilla falas “për ata që nuk po i lexojnë ligjet”.

“Jemi në një situatë të rëndë sociale e politike në Kosovë. Kur po i shohim këto veprime, nga pozita e avokatit po jemi të detyruar të japim këshilla falas për ata që nuk po i lexojnë ligjet,e  fatkeqësisht po bëjnë veprime kundërligjore në dëm të interesit publik, individual e të punëtorëve”

“Sindikatat që po protestojnë duhej të jenë këshilltarë për ata që vendosin për ta. Pa përmendur aspektin etik dhe moral, unë kam sqaruar që liria e tubimit është e garantuar me ligj”, deklaroi Smakiqi.

“Neni në të cilin po thirret zv/sekretari i ministrisë, mendoj që lëre që ka bërë shkelje administrative kundërligjore, por edhe ka cenuar të drejtat themelore nga marrëdhënia e punës që mbrohen nga kodi penali”, u shpreh ai.

“Kryesia e sindikatës duhet që lajmërohën në prokurori dhe të lajmërojnë rastin e atyre që iu janë hequr orët ose mëditja, sepse janë të garantuara me konventa ndërkombëtare. Është shumë absurde që dje Qeveria ka nxjerrë vendim për të themeluar një komitet ekzekutiv për të aplikuar në BE, ndërkohë të nesërmen i shantazhon sindikatat”, tha Smakiqi.

Ai vlerësoi se kjo grevë e BSPK-së është “grevë superlegjitime”.

Avokati Smakiqi tha se Qeveria ka bërë diskriminim kur ua ka dhënë shtesat sektorit shëndetësor, të cilët sot dolën kundër grevës.

Kategoritë
LajmeVendi