A nënkupton marrëveshja e Brukselit se do të zbatohet edhe Asociacioni?

Me një adresim të tillë e kumtoi marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Për çështjen e targave u gjet një zgjidhje e përkohshme.

Kjo që Serbia të mos prodhojë më targa KM, ndërkaq Kosova të mos japë gjoba ndaj serbëve që nuk i ndërrojnë targat.

Por në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, u theksua një fakt më i rëndësishëm.

Aty u tha që do të zbatohen edhe marrëveshjet e mëhershme që u arritën në Bruksel.

Ndër to edhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ligjëruesi i medias dhe konfliktit në Universitetin Agder në Norvegji, Abit Hoxha, konsideron se nuk do të ketë zmbrapsje të Qeverisë Kurti lidhur me asociacionin e komunave serbe.

Ndërsa Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim cilëson se kryeministri nuk e ka gjetur një mënyrë të duhur për të tejkaluar diskutimin e asociacionit.

Madje të gjithë situatën e krijuar në vend këto kohë, Murati i cilëson si të pa menduar mirë nga Qeveria.

Për marrëveshjet e Brukselit, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate thotë se kryeministri po ndryshon qëndrimet e tij.

Pas arritjes së kësaj marrëveshje, liderët shtetëror nga Kosova dhe Serbia do të ftohen së shpejti në Bruksel, për të filluar diskutimet mbi propozimin franko-gjerman.

Kategoritë
BotaLajmeVendi