A po i përdor SBASHK fëmijët – flasin dy mësimdhënësit që kanë qëndrime të kundërta për grevën

Mësimdhënësit Elena Stublla dhe Afrim Gashi në emisionin “Frontal” të t7 janë përplasur rreth asaj që “SBASHK po i përdor fëmijët për nevoja të veta”.

Stublla, e cila publikisht ka dalë kundër grevës, tha se Sindikata e Arsimit po i përdor fëmijët për nevoja të veta, ndërsa një gjë të tillë e kundërshtoi mësimdhënësi që përkrah grevën, Afrim Gashi.

“greva ka efekt që të dhënat (procedurat administrative) i duhen komunës, ministrisë, qeverisë dhe janë shumë të rëndësishmë. Pa to nuk mund të përmbyllet viti. Është shumë më mirë se sa t’i përdorësh fëmijët për qëllime tona personale”, tha Stublla.

“Jo nuk pajtohem me kolegen. Arsyeja është se mendoj që SBASHK i ka shterrë mundësitë paraprake. SBASHK ka kërkuar takime me përfaqësues të qeverisë dhe kanë refuzu. Kemi mbajt grevë ni orëshe, kemi mbajt protestë. Këto kanë qenë si paralajmërim për qeverinë që të reflektojë, por ajo s’ka reflektuar. Të vetmet reflektime i ka kërcënimët, siç na kërcënoi sot me heqje page”, tha Gashi.

Kategoritë
LajmeVendi