A po krijon Bashkimi Evropian NATO-n e saj?

Me këtë projekt, i cili u krijua me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2017, u synua që së bashku të përmirësoheshin aftësitë mbrojtëse të vendeve anëtare dhe që kjo të bëhej e përshtatshme për operacionet ushtarake të BE-së

Komunitetet Evropiane (KE), të formuara nga Traktatet e Parisit të vitit 1951 dhe më vonë nga Traktatet e Romës të vitit 1958, u ndërtuan mbi vlera të tilla si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, kryesisht për qëllime ekonomike. Edhe pse KE që nga themelimi i saj në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme si (Pleven Plan, Fouchet Plans etj.), ajo preferoi të përfshihej nën ombrellën e NATO-s veçanërisht në fushën e mbrojtjes gjatë Luftës së Ftohtë. Në këtë proces, kërcënimi ushtarak i drejtpërdrejtë, i tërë, konvencional dhe simetrik që lindte nga blloku komunist, pas Luftës së Ftohtë ia la vendin një zone kërcënimi të pasigurt, indirekt, asimetrik dhe jo-konvencional. Madje, ky kërcënim u shndërrua në konflikte në Ballkan që do ta linin Evropën sërish në nevojë për NATO-n.

Në periudhën pas vitit 1990, BE-ja pavarësisht çdo gjëje u përpoq të ndërmerrte hapa konkretë si krijimi i Përfaqësuesit të Lartë të CFSP-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe themelimin e Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes. Pavarësisht kësaj, ajo ishte gjithmonë prapa dhe nën hijen e SHBA-së për sa i përket fuqisë ushtarake. Pyetja që duhet të shtrohet këtu është nëse është pikërisht kjo ajo dëshiron apo jo BE-ja. Sepse BE-ja, e cila ka vlera dhe ideale të ndërtuara mbi baza ekonomike, është në të vërtetë një projekt paqeje gjithsesi? Për këtë arsye, a nuk ka një synim për t’u bërë një aktor që do të ketë nevojë për fuqi të fortë në politikën botërore?

A është PESCO, NATO e BE-së?

Në vitet 2000, BE-ja, e cila nuk mundi të dilte nga mjedisi i krizave të shumta si kriza ekonomike që filloi me refuzimin e kushtetutës, kriza e refugjatëve, Brexit, rritja e ekstremit të djathtë dhe kriza e Kovid-19, ishte larguar shumë nga Objektivi 2003 [1] që kishte vendosur në Samitin e Helsinkit teksa po hynte në milenium. Fillimi i vënies në pikëpyetje i marrëdhënieve transatlantike gjatë presidencës Trump në SHBA, si dhe në të njëjtën kohë largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni me procesin Brexit, i shtynë vendet e BE-së të ndërmarrin sërish hapa në çështjen e mbrojtjes. Projekti i parë që u shfaq në këtë kuadër ishte Bashkëpunimi i Strukturuar i Përhershëm, i quajtur shkurt “PESCO”.

Me këtë projekt, i cili u krijua me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2017, u synua që së bashku të përmirësoheshin aftësitë mbrojtëse të vendeve anëtare dhe që kjo të bëhej e përshtatshme për operacionet ushtarake të BE-së. Në këtë mënyrë, u parashikua dalja e BE-së si një partner ndërkombëtar i mbrojtjes, mbrojtja e qytetarëve evropianë dhe përdorimi në mënyrë efektive i shpenzimeve të mbrojtjes. Kryerja e një nisme të tillë në kuadër të një bashkëpunimi të përhershëm të mbrojtjes mund të shihet si një lëvizje që do të rrisë vullnetin dhe aftësitë e të gjitha palëve për të investuar në projekte të përbashkëta të mbrojtjes dhe sigurisë dhe pasurimin e kapaciteteve të tyre operacionale. Në këtë aspekt, emërtimi i PESCO-s, që është në cilësinë e në pakete gjithëpërfshirëse e mbrojtjes, si “NATO e BE-së” nuk është një emërtim i gabuar, por vendet që nuk ishin pro ndaj strukturës mbikombëtare në fushën e mbrojtjes që nga themelimi i saj, sërish me arsye të ngjashme do të paraqesin pengesa që ky formacion të ecë përpara dhe në këtë pikë, do të zhduket të qenit alternativë ndaj NATO-s.

BE vendosi sërish në rendin e ditës autonominë strategjike

Ajo që u përjetuan në procesin që shkon në Luftën e Ukrainës pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, rriti nivelin e perceptimit të BE-së për kërcënimin nga Rusia, ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë. Bashkë me zgjerimet që përjetoi në vitet 2000, rritja e kufijve të BE-së me Moskën, tundja e vazhdueshme e gishtit nga Putini drejt Perëndimit përmes Ukrainës dhe efekti i varësisë nga energjia i shtynë liderët e BE-së që të kërkojnë zgjidhje që do të rrisnin sërish bashkëpunimin e tyre në mbrojtje. Krahas kësaj, përshtypja që u krijua për presidentin amerikan Joe Biden se ai do të jetë më i suksesshëm në marrëdhëniet transatlantike sesa Trump, por pasi ai nuk kërkoi mendimin e partnerëve evropianë për t’u tërhequr nga Afganistani, dhe fillimi i bashkëpunimit AUKUS (Australi, Britani, SHBA) në rajonin Azi-Paqësor duke shpërfillur marrëveshjen e Francës me Australinë, e bëri të nevojshme që BE-ja ta kthente sërish në rendin e ditës çështjen e autonomisë strategjike.

Busulla Strategjike e BE-së

Në këtë kuadër, nisma që duhet përmendur është Busulla Strategjike, e cila u hartua në fund të vitit 2021, që u bë më kuptimplotë me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022 dhe e cila u publikua në muajin mars. Me këtë iniciativë të saj BE-ja njoftoi se mendon t’i përgjigjet me shpejtësi krizave duke krijuar një “forcë të dislokimit të shpejtë” prej 5 mijë personash. Me dokumentin synohej që ushtarët që do të dërgohen nga forcat tokësore, ajrore dhe detare të vende të ndryshme të BE-së të kryejnë në fillim stërvitje të rregullta nën komandën gjermane. Drafti i Busullës Strategjike, i përgatitur nga Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell përfshin katër elementë kryesorë. Këto renditet si forcimin e rolit të BE-së në menaxhimin e krizave, zhvillimin e aftësive mbrojtëse, garantimin që të tregohet rezistencë ndaj krizave dhe të krijimin e partneriteteve me vendet e treta.

Dy institucione të BE-së luajnë një rol kyç në forcimin e kapacitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së BE-së: PESCO (Bashkëpunimi i Strukturuar i Përhershëm) dhe EDF (Fondi Evropian i Mbrojtjes). Këto dy institucione forcojnë bazën inovative, industriale dhe shkencore të industrisë evropiane të mbrojtjes duke siguruar koordinimin dhe financimin e projekteve kritike të mbrojtjes të BE-së.

Pushtimi rus i Ukrainës filloi të kërcënojë sigurinë e Evropës më seriozisht se kurrë më parë. SHBA dhe shtetet evropiane u bashkuan në një politikë të përbashkët sigurie, pikërisht ashtu si në periudhën e Luftës së Ftohtë. Edhe pse nuk shprehet, roli frenues i armëve bërthamore amerikane për sigurinë e Evropës është demonstruar edhe një herë. Finlanda dhe Suedia, të cilat kanë ndjekur një politikë neutraliteti për një kohë shumë të gjatë, vendosën të aplikojnë për anëtarësim në NATO dhe arkitektura e sigurisë evropiane filloi të rindërtohet. Në këtë mjedis me Busullën Strategjike të krijuar, BE-ja në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur ka përcaktuar objektivat e saj për t’u shndërruar në një strukturë të pavarur nga SHBA-ja dhe NATO-ja, megjithëse shpeshherë në Busullën Strategjike ajo ka theksuar se kjo nismë do të jetë një element plotësues dhe jo një alternativë ndaj NATO-s.

Çfarë përfshin Plani i Mbrojtjes i BE-së?

Mbrojtja ishte çështja në krye të agjendës në samitet e liderëve të BE-së të mbajtura në mars dhe qershor teksa pushtimi ukrainas po vazhdonte. Plani i Veprimit për Mbrojtjen e BE-së (EU Defence Action Plan) u nda me opinionin në muajin maj. Ideja kryesore e planit përbëhej nga “shpenzimi i përbashkët, shpenzimi më frytdhënës dhe investimi në industrinë evropiane të mbrojtjes”. Objektivat e përcaktuara në dokument u njoftuan si rimbushja e rezervave në rënie të armëve, rinovimi i sistemeve ushtarake të mbetura nga periudha sovjetike, veçanërisht në vendet e Evropës Lindore, dhe forcimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Një çështje tjetër për të cilën Komisioni i BE-së tërhoqi vëmendjen në plan ishte niveli i “ulët” i shpenzimeve dhe investimeve të vendeve evropiane në fushën e mbrojtjes.

Dallimet e opinioneve (mosmarrëveshjet) që presin BE-në

Ndërsa Gjermania, fuqia dominuese e BE-së, në mënyrë të pavarur nga Unioni ka ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm në këtë proces. Përpjekja për pushtimin e Ukrainës nga Rusia nxiti një transformim masiv në shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë. Kancelari Scholz njoftoi se përveç buxhetit të vitit 2022, do të krijohet një fond special prej 100 miliardë eurosh për projekte armatimi dhe investime të nevojshme për ta futur ushtrinë gjermane në një formacion të fortë, modern dhe progresiv. Ai deklaroi gjithashtu se Gjermania tani e tutje do të përmbushë kriteret e NATO-s që 2 për qind e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) t’i ndahet mbrojtjes. Deri më sot, kontributi mesatar vjetor i Gjermanisë ka qenë rreth 1,3 për qind. Në këtë mënyrë, Berlini, në mënyrë të pavarur nga PESCO dhe EDF, u furnizua në mënyrë të njëanshme me sisteme armësh nga SHBA dhe Izraeli dhe injoroi strategjinë e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së.

Edhe pse u plotësuan propozimet për autonomi strategjike të bëra nga Franca, presidenca e së cilës me BE-në përfundoi në fund të qershorit, lufta në Ukrainë zbuloi “aftësitë dhe mundësitë e kufizuara ushtarake” të BE-së. Lufta e Ukrainës tregoi gjithashtu se sa e varur është BE nga Rusia në fushën e energjisë. Për më tepër, këto hapa të ndërmarra nga Gjermania në mënyrë të pavarur nga BE-ja mund të kthehen në një mosmarrëveshje të mundshme franko-gjermane në periudhën e ardhshme. Me këto mosmarrëveshje, BE-ja do të vazhdojë të vërtetojë karikaturën që portretizon SHBA-në si Clint Eastwood, kaubojin e ashpër dhe të vetëm të sistemit ndërkombëtar dhe BE-në si një Laurence Olivier të pashëm, por të brishtë. [2]

 

[1] Qëllimi i krijimit të një Force të Reagimit Emergjent prej 50-60 mijë personash në nivel korpusi deri në vitin 2003

[2] Mehmet Ali Tuğtan, “Politika e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Bashkimit Evropian”, Hyrje në Bashkimin Evropian, Historia, Institucionet dhe Politikat, Ayhan Kaya, Senem Aydın Düzgit, Yaprak Gülsoy, Özge Onursal Beşgül (rev.), 2011, Publikimet e İstanbul Bilgi University fq. 270. (257-273).

 

* Doç. Dr. Filiz Cicioğlu nga Universiteti Sakarya për seksionin e Analizave të AA-së ka shkruar hapat që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë për sigurinë për çështjen e sigurisë.

* Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Anadolu Agency.

Kategoritë
BotaLajme