AA filmon ushtarët grekë dhe armatimin e rëndë në ishullin Pserimos

Bëhet fjalë për arkipelagun në skajin juglindor të Detit Egje, mjaft larg nga brigjet kontinentale të Greqisë në juglindje, ndërsa afër bregdetit lindor turk të Egjeut

Ekipi i Anadolu Agency (AA) mori pamje nga ishulli Pserimos, 8 kilometra në jugperëndim të qytetit turistit turk të Bodrumit, të cilat konfirmojnë se Greqia po armatos dhe po dislokon ushtarë në ishull në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për arkipelagun në skajin juglindor të Detit Egje, mjaft larg nga brigjet kontinentale të Greqisë në juglindje, ndërsa afër bregdetit lindor turk të Egjeut. Aty ndodhen disa zona shkëmbore dhe ishuj me status të paqartë në rajon, të njohur gjithashtu si ishujt Dodekanez, që përbëhet nga Batnoz, Lipsi, İleriye, Kelemez, İstankoy, Incirli, Istanbulya, Ileki, Herke, Kerpe, Coban, Sombeki, Rodos dhe Meis.

Njëri prej tyre, ishulli Pserimos, i cili ndodhet midis Kos dhe Kelemez, është ishulli më i afërt me qarkun Turgutreis të Bodrumit.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, ishulli Pserimos, i cili është i mbyllur për vendbanime dhe mes ishujve që nuk duhen armatosur, ka qenë në fokus ditët e fundit me vizitën e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis.

Gjatë kësaj vizite, së cilës iu dha një hapësirë ​​e konsiderueshme në mediat greke, Mitsotakis në profilin e tij në rrjetet sociale postoi flamurin grek të vizatuar në ishull dhe mbishkrimin “Deti Egje i kaltër takohet me flamurin e kaltër”.

– Shkelja e të drejtës ndërkombëtare regjistrohet nga objektivi i AA-së

Fotoreporterët e AA-së filmuan pamjet që konfirmojnë aktivitetet greke në ishullin Pserimos, të cilat përfshijnë armatosjen dhe dislokimin e trupave.

Në ishull, në hyrje të zonës, ka një heliport që mund të shihet nga deti nga anijet dhe jahtet që kalojnë, pastaj një barrierë betoni që bllokon rrugën, katër objekte të ngjashme të montuara, roje dhe kulla vëzhgimi, transmetues, rezervuarët e ujit dhe sistemet e energjisë diellore.

Në zonën ku mund të shihen punimet e ndërtimit në ishull, rreth barrierave prej betoni të ngjashme me istikame apo strehimore, mund të shihen ushtarët grekë me uniforma kamuflazhi. Ndërkohë që shihet se disa ushtarë janë duke pushuar para objekteve, vëmendje tërheqin edhe ushtarët që patrullojnë dhe bëjnë roje.

Imazhet satelitore tregojnë se në pjesën e pasme të ishullit ka një tjetër heliport. Nga fotot shihet se rruga që të çon në këtë zonë është e mbyllur me barriera hekuri.

– Po ashtu janë vendosur edhe armë të rënda

Bie në sy edhe flamuri grek i vizatuar në ishullin Pserimos, i cili sipas marrëveshjeve ndërkombëtare është i përjashtuar nga statusi ligjor i Dodekanezit dhe që duhet të jetë i mbyllur për popullim dhe të jetë i paarmatosur. Në të dy anët e flamurit mund të shihen bateritë e artilerisë në istikame të kamufluara.

Ata që udhëtojnë në rrugën e ishujve Kos, Kelemez, Ileriye dhe Syros mund ta shohin këtë aktivitet ndërtimi dhe ushtarak në ishull. Flamuri grek i vizatuar në ishull shihet si një përpjekje për të krijuar përshtypjen tek kalimtarët se ishulli është “tokë greke”.

Mund të konkludohet se situata në ishull është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, gjë që mund të shihet nga kryqëzorët dhe anijet e peshkimit në drejtim të Kos dhe Kelemez, me foto satelitore.

Ishulli Pserimos, i cili ndodhet në ujërat territoriale turke, është shumë afër ishujve Tulluce, Kucuk Tulluce, Sariot dhe Catal përgjatë brigjeve të Turgutreis dhe Gumusluk.

Kryeministri grek, Kiryakos Mitsotakis mori pjesë në programet e mbajtura në ishujt İstankoy dhe İstanbulya më 3 qershor, duke ndezur polemika me arsyetimin se të dy ishujt ishin armatosur në kundërshtim me Marrëveshjen e Parisit të vitit 1947. Mediat greke raportuan se Mitsotakis shkoi në ishullin Pserimos dhe vizitoi komisariatin, qendrën shëndetësore dhe zyrën e rojës bregdetare.

Përpjekja e Greqisë për të vendosur trupa në ishullin Pserimos ka një histori të paktën 10-vjeçare.

Eksperti i terrorizmit dhe sigurisë, ish-shefi i inteligjencës së Forcave Ajrore, gjenerali në pension Gursel Tokmakoglu, komentoi pamjet e marra nga rajoni.

Duke deklaruar se ishulli i Pserimos i përket Türkiye-s në përputhje me nenin 12 të Traktatit të Lozanës për shkak të distancës së tij nga kontinenti, Tokmakoglu tha:

“Ata kanë marrë ishullin tonë. Sipas të drejtës ndërkombëtare, flamuri që shihet aty është një krim. Duhet t’u thuhet ‘ose hiqeni flamurin nga këtu ose do të bëjmë atë që është e nevojshme’. Kjo është një çështje shumë serioze. Kjo ngre çështjen në lidhje me mospërfilljen e Lozanës në lidhje me të drejtën e sovranitetit. Ky flamur tregon se çfarë duhet bërë. Kjo nuk është e gjitha, ka indikacione se bëhet fjalë për objekt ushtarak. Gardhe me tela, rrugë nga të dyja anët, armët janë të mbuluara në pozicion, armë kundërajrore”, tha Tokmakoglu.

Ai shtoi se në këtë mënyrë ata po përpiqen t’i japin ishullit identitetin e një objekti ushtarak.

 

“Sepse është e mbyllur me një gardh teli si në det ashtu edhe sipër. Kjo është një fortesë. Fjala fortifikim përdoret edhe në Traktatin e Lozanës, nuk mund të ndërtojnë fortifikim. Ka një port të vogël ku ankorohen anije dhe varka të vogla. Meqenëse është një vend ku sillen dhe magazinohen sende si armë dhe municione, është një magazinë. Ka dhe një magazinë tjetër”, tha Tokmakoglu.

Duke shpjeguar se në këtë pjesë të ishullit ka katër kazerma, shihen dy antena dhe dy gjeneratorë, Tokmakoglu vazhdoi:

“Ky vend ka energji elektrike, ujë dhe mund të strehojë deri në 20 persona, ka një depo armësh, armë kundërajrore, rrjetë teli, dy pista për ulje helikopterësh, një vend për anije. Ka edhe një flamur. Këtu kemi dëshmi të qarta për shkelje të Traktatit të Lozanës. Meqë ky është një objekt ushtarak, atëherë pretendimi është në drejtimin ‘kjo është e imja’. Së dyti, aty ka një sistem komunikimi. Prania e ushtarëve që ndodhen aty do të thotë se nëse Türkiye ndërhyn, ata do të mbrojnë Greqinë”.

Kategoritë
BotaLajme