AAK ka një kërkesë për takimin Kurti-Vuçiq: Të mos ketë kthim prapa, të mos diskutohen çështjet teknike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Kryesia e kësaj partie ka mbajtur mbledhje sot, para takimit që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë me palën serbe në Bruksel.

Siç ka njoftuar Haradinaj, Kryesia ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa.

Sipas tyre, nuk duhet të diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë.Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.

Kategoritë
LajmeVendi