Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se programi i tyre ofron zgjidhje për furnizimin me ujë për një periudhë 100-vjeçare.
AAK ka thënë se një nga zhgënjimet më të mëdha për qytetarët e Gjilanit ka qenë qeverisja aktuale e Kurtit dhe mungesa e realizimit tëpremtimeve për përmirësimin e infrastrukturës.
Kështu ka thënë AAK përmes një komunikate për media.
“Për qytetarët e Gjilanit, një nga zhgënjimet më të mëdha ka qenë qeverisja aktuale e Kurtit dhe mungesa e realizimit tëpremtimeve për përmirësimin e infrastrukturës. Kjo qeveri do të mbahet mend për dështimin në realizimin e projekteve kyçe, si ndërtimi i autostradës së Gjilanit, stadiumit të qytetit dhe shumë projekteve të tjera infrastrukturore”, thuhet në komunikatën e AAK-së.