Abazi akuzon Lajçakun për vizat: Bëri gabim që erdhi në Prishtinë

Abazi, në një konferencë për media të premten, ka thënë se Lajçak ka bërë gabim që ka ardhur në Prishtinë të enjten, në të njëjtën ditë kur në Bruksel diskutohej për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Deputeti ka pretenduar se në takimin e djeshëm, Lajçak i ka ushtruar trysni kryeministrit të Kosovës për mostërheqjen e licencës së elektroseverit, kompanisë energjetike serbe në veri.

“Sa i përket qëndrimeve të zv kryeministrit lidhur me Lajçak, unë nuk i komentoi ato deklarata. Unë mendoj se z. Lajçak ka përdorur të gjitha instrumentet e mundshme, përfshirë edhe vizat, për të arritur implementimin e marrëveshjeve. Unë mendoj se fakti që ai ishte dje këtu, në momentin kur diskutohej atje [në Bruksel] për vizat, është gabim në mesazhin që jep dhe rrjedhimisht është gabim që të vihet në Kosovë dhe të bëhet trysni për mostërheqjen e licencës për elektrosever pasiqë pala serbe ka dështuar t’i përmbush të gjitha kushtet e marrëveshjes”, tha Abazi.

Kategoritë
LajmeVendi